Lajmet e fundit

Tuesday, November 5, 2013

Statistika interesante për SuperMarion

Tuesday, November 5, 2013 - 0 Comments









Sulmuesi kryesor i Milanit, Mario Balotelli, padyshim se nga njohësit e futbollit konsiderohet një nga sulmuesit më të rrezikshëm jo vetëm në Itali, por në gjithë botën.
Ish sulmuesi i Interit dhe Manchester Cityt, i njohur shpeshherë për veprime të pahijshme në terren dhe jashtë fushës, në karrierën e tij të bujshme ka tundur shumë herë portat kundërshtare.
“La Gazzetta dello Sport” në një analizë të bërë sot për SuperMarion, tregon se reprezentuesi italian ka shënuar shumë gola, por sipas kësaj gazetë, performanca dhe golat e shumta të tij janë përcjell më shumë kartona.
Balotelli i njohur si “Rebeli” me Interin ka shënuar 28 gola dhe ka marrë 27 kartona. Por, pak me mirë ishte në Manchester City, ku ai kishte tundur 30 herë portat kundërshtare, ndërsa ishte shoqëruar me 26 kartona, derisa tek Milani ka prekur 17 herë portën rivale, kurse është ndëshkuar 16 herë më kartona të verdhë.
Balotelli edhe në kombëtaren e Italisë është shoqëruar me 10 kartona në 12 golat e shënuara. Në total SuperMario ka shënuar 87 gola dhe ka marrë 79 kartona.
Sipas kësaj gazetë, këto statistika dëshmojnë qartë se sulmuesi italian duhet të ndryshojë qasjen nëse ai dëshiron të lënë prapa ndëshkimet nga ana e arbitrave.

Mesazh direkt Canës: Martohesh me mua?









Një Lorik Cana disi ndryshe, më i lirshëm në përgjigje dhe natyrisht edhe me më shumë batuta. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka qenë i ftuar në radion “Lazio Style Radio”, duke iu përgjigjur jo vetëm pyetjeve të gazetarëve, por edhe të tifozëve të ndryshëm.
Dhe sigurisht nuk mund të mungonte edhe tifozja femër, e cila në këtë rast ka dashur ta vërë sadopak në siklet kapitenin kuqezi. Një nga mesazhet e shumtë të mbërritur gjatë emisionit ishte edhe një propozim thumbues, kryesisht për të fejuarën e Lorikut.
Do të martohesh me mua”. Ndërkohë vetë Cana ia ka kthyer me një batutë të çastit: “Ndoshta! Mendoj se është bionde, sy të kaltër, ndaj po them ndoshta, ka thënë Cana, transmeton “Panorama Sport”.
Më pas Cana është pyetur edhe për shokun e tij të skuadrës, rumunin Stefan Radu, me të cilin bën më shumë shaka se me cilindo.
Flet shumë, çka e bën të rrezikshëm (qesh). Por, nëse në fushë tregon se sa kualitet ke, atëherë të lejohet ta bësh një gjë të tillë dhe Stafani këtë gjë e bën më së miri. Është inteligjent dhe shumë i fortë fizikisht, çka na ndihmon shumë edhe ne të repartit të mbrojtjes, ka vijuar Loriku.
Më tej, kapiteni kuqezi është pyetur edhe për Romën, skuadër që për momentin kryeson Serinë A.
Çdo futbollist që vjen të luajë te Lazio ndihet krenar për atë fanellë dhe e di fort mirë edhe rivalitetin që ekziston me Romën. Sinqerisht nuk më bëhet fare vonë për faktin se Roma sot është në krye të renditjes. Unë gjykoj se ne duhet që të koncentrohemi më shumë te loja jonë, pasi në këto javë na mungojnë të paktën 5- 6 pikë, të cilat i kemi lënë rrugës për shkak të gabimeve që kemi bërë. Ata janë të parët? Ju lumtë, por neve na intereson vetëm Lacio, ka vijuar Cana.
Qendërmbrojtësi i Lazios është pyetur edhe për Ligën e Evropës. “Një skuadër si Lazio duhet gjithnjë që t’i shkojë deri në fund çdo kompeticioni. Ne nuk duhet të bëjmë shumë llogari, por të shikojmë përpara dhe mundësisht të fitojmë çdo ndeshje”, ka thënë Cana.
Në fund ai ka dhënë edhe një mendim mbi ndeshjen me Milanin, ku mori një karton të verdhë dhe për këtë arsye nuk ishte në ndeshjen që Lazio humbi 0-2 ndaj Genoas.

Ibra: Nuk jam favorit per Topin e Arte








Ai e pranon se nuk është aspak favorit në këtë garë duke e pranuar se tre janë emrat pretendentë për të fituar çmimin më prestigjoz në aspektin individual.Emri i tij është një listën e lojtarëve pretendentë për të fituar “Topin e Artë” por Zlatan Ibrahimovic nuk krijon iluzione.
Sipas suedezit, gara këtë vit do të zhvillohet mes Lionel Messit, Cristiano Ronaldos dhe Franck Ribery.
Messi është një një pozicion më rë favorizuar, Ribery kaloi një sezon fantastik, ndërsa Ronaldo luan përherë në nivele të larta. Jam i lumtur që bëj pjesë në këtë listë por objektivi im kryesor është që të përmirsohem sa më shumë sepse të tjerët kanë fituar më shumë se unë, ka thënë Ibra, transmeton “Supersport”.
Një fjali jo shumë e saktë kjo e fundit nga ana e Ibrahimoviq sepse në këtë përfundim sulmuesi i Paris Saint Germain ka të drejtë vetëm për sulmuesin francez, pasi Messi ashtu si ai ka fituar vetëm kampionatin, ndërsa portugezi e mbylli sezonin me duarbosh.
Zlatan Ibrahimoviq dhe Cristiano Ronaldo kanë një tjetër betejë personale shumë të rëndësishme për aspektin profesional kur do të ndeshen për përballjen dyshe play off për Botërorin 2014 mes Portugalisë dhe Suedisë pas pak ditësh.

“Januzaj është i talentuar, i gatshëm për Ligën e Kampionëve”


 







“Djajtë e Kuq” nesër mbrëma në udhëtim do të ndeshen me Real Sociedad në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e KampionëveMenaxheri i Manchester Unitedit, David Moyes mendon se super talenti shqiptar, Adnan Januzaj është i gatshëm për sfidat e Ligës më të fortë në Evropë, Ligës së Kampionëve.
Ai është i gatshëm për Ligën e Kampionëve. Nuk ka probleme, nuk kemi vërejtur se ka rënie të formës dhe jam i sigurt se do të angazhohet në lojërat e tjera. Januzaj është i talentuar, është shumë i ri dhe mund ta vendosim në anën e majtë ose të djathtë, ka thënë Moyes.
Tekniku skocez thotë se është i kënaqur me bashkëpunimin e Januzajt me Robin van Persie dhe Wayne Rooney.

Allgeri s’e ka menduar dorëheqjen

Allgeri s’e ka menduar dorëheqjen


Kurrë nuk kam menduar të japë dorëheqjen. Unë nuk e di se çfarë do të ndodh, por unë duhet të bëjë më shumë për veten time, ka thënë Allegri.
Ndërkohë, Barbara Berlusconi e bija e pronarit të klubit Silvio Berlusconi, ka kërkuar një rishikim të stafit të skuadrës pas disfatës kundër Fiorentinës.
Milani të mërkurën mbrëma luan sfidën kundër Barcelonës në kuadër të xhiros së katërt të Grupit H në Ligën e Kampionëve.

Statistikat e Cristiano Ronaldos









Sipas legjendës, pra statistikës spekulative thuhet se ka pasur një periudhë gjatë së cilës Ronaldo kishte më shumë femra se sa netë në dispozicion për të kaluar me to.Ka dy statistika të Cristiano Ronaldos, njëra spekulative dhe tjetra zyrtare që kanë gjeneruar gjatë kohës admirimin e të gjithë burrave.
Tani Irina Shayk duket se e ka bllokuar me bukurin e saj nga afër. Historia, pra statistika zyrtare, tregon se me fanellën e Realit të Madridit CR7 ka shënuar më shumë gola se sa ndeshjet që ka luajtur, transmeton “Supersport”.
Thënë këto e duke marrë në konsideratë se ka fituar edhe Ligën e Kampionëve, por me Manchester United e jo me Realin, përse duhet t’i interesojë se që nga 2008 nuk i japin “Topin e Artë”, për një motiv apo për një tjetër.
Gjithsesi Cristiano është vërtet një fenomen, edhe pse “F” e madhe për këtë fjalë i përket Ronaldos tjetër, brazilianit, nuk mund të mos merret në konsideratë klasi i portugezit por dhe profesionalizmi i tij falë të cilit përmirësohet vit pas viti.
Edhe Carlo Ancelotti që gjatë karrierës ka pasur disa lojtarë të mëdhenj në dispozicion, duket sikur iluminohet kur flet për Cristianon. Por sonte Cristiano do të vërshëllehet dhe është vënë në shënjestër në “Juventus Stadium”.
Tifozëve nuk ju ka pëlqyer aspak skena e ndeshjes së parë pas ndërhyrjes së Ciellinit, që arbitri e vlerësoi gabim duke i dhënë mbrojtësit kartonin e kuq. Në blogjet e tifozëve “bardh e zinj” në ëeb ka shpërthyer ironia, ka nga ata që e quajnë Ronaldo Pishina, ka nga ata që informohen mbi lartësinë e trampolinës në stadium dhe ka nga ata që kërkojnë që fusha të mbushet me ujë për t’ia lehtësuar punën portugezit.
Cristiano gjithsesi nuk është nga ata tipa që tremben nga ambient i nxehtë, në ferrin turk të Galatasaray për shembull, u argëtua me një tregolësh në fitoren 6-1 të Realit një muaj e gjysmë më parë.

Oferta e Bayernit e Chelseas për Messin do të “dridh” Barçën


 







Agjenti Francois Gallardo e ka pranuar se Bayern Munich dhe Chelsea synojnë që ta blejnë argjentinasin, i cili njihet si promotor i klubit katalonas.Një largim i Lionel Messit nga Barcelona mund të ndodh në verën që vjen.
Agjenti Gallardo ka deklaruar për “Punto Pelota” se Bayern dhe Chelsea në partneritet me sponsorin “Adidas” në verën që vjen do të përpjekjen që ta rrëmbejnë lojtarin më të mirë në botë, i cili në ndeshjet e fundit kanë rënë nga forma e tij më e mirë.
Thuhet se “Adidas” është duke u përgatitur për të përmbushur gjysmën e klauzolës së lojtarit që kap shifrën 125 milionë euro, ndërsa pjesën tjetër do ta paguajë klubi që do ta blenë lojtarin, pluse rrogën e lojtarit.
Drejtuesit e Bayern Munich dhe Chelseas besojnë Messi në verën që vjen mund të largohet nga “Camp Nou” ashtu siç bën Pep Guardiola e Tito Vilanova.
Sipas agjentit Gallardo oferta e Bayernit dhe Chelseas, e që pritet të bëhet në fund të këtij sezoni, mund të “shkund themelet e Barcelonës”.

Subscribe

Beni Subscribe per te marr lajmet tona me te reja direkt ne e-mail(in) tuaj !!

© 2013 Football.AL. All rights reserved.
Designed by Andrea Zani