Thursday, October 17, 2013
A e humbi me qëllim golin e sigurt Xhaka? (Video)
Thursday, October 17, 2013 by Unknown
Granit Xhaka e pati një mundësi të artë për të shënuar ndaj Shqipërisë sonte. Mesfushori kosovar e mori një top nga Xherdan Shaqiri dhe në vend se të shënonte, u vonua dhe u ngatërrua me topin, të cilin më pas e devijoi Lorik Cana. Një rast i njëjtë i kishte ndodhur mesfushorit prishtinas edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar në Zvicër, kur nuk kishte shënuar (mund ta shihni në video).
Por, shtrohet pyetja se a e humbi me qëllim një gol pothuajse të sigurt përfaqësuesi zviceran, për shkak se nuk deshi t’i shënonte vendit të tij? Të gjithë dyshojnë se po, mirëpo vet futbollisti i Borussia Monchengladbachut pas ndeshjes tha se nuk është kështu, por që nuk mundi të shënonte. Për dallim nga Xhaka, Shaqiri shënoi në të dyja ndeshjet ndaj Kuqezinjve
Subscribe to:
Post Comments (Atom)



0 Responses to “A e humbi me qëllim golin e sigurt Xhaka? (Video)”
Post a Comment