Saturday, October 19, 2013

Shqipëria e 58-ta, bie për 13 pozita

Shqipëria renditet në pozitën e 58-të, në renditjen e re të publikuar sot nga FIFA. Kuqezinjtë tash gjenden 13 pozita më poshtë, në krahasim me renditjen e muajit të kaluar. Rezultatet e dobëta në ndeshjet e fundit në eliminatoret për Botërorin 2014 kanë bërë që ekipi i Gianni De Biasit ta pësojë këtë rënie. Ndërkohë, Spanja vazhdon të jetë në krye të tabelës duke lënë pas Gjermaninë dhe Argjentinën, ndërkohë që surpriza e këtij muaji mund të quhet Belgjika dhe Zvicra, të cilat renditen në vendin e pestë dhe të shtatë duke lënë pas emra të mëdhenj si: Itali, Holandë dhe Angli. Brazili i Luiz Felipe Scolarit nuk renditet as në Top 10 po duhet të kënaqet me vendin e 11, ndërsa Franca renditet vetëm e 21-ta

Tags: , ,

0 Responses to “Shqipëria e 58-ta, bie për 13 pozita”

Post a Comment

Subscribe

Beni Subscribe per te marr lajmet tona me te reja direkt ne e-mail(in) tuaj !!

© 2013 Football.AL. All rights reserved.
Designed by Andrea Zani