Friday, October 18, 2013

Lexoni historinë e jashtëzakonshme të A.Januzaj

Lexoni historinë e jashtëzakonshme të A.Januzaj
Paraqitja e tij ndaj Sunderland dhe puna për zgjedhjen e kombëtares kanë ndikuar që Januzaj tani të jetë emri më i përfolur në mediat botërore dhe tinejgjeri më i kërkuar nga klubet e famshme.   Si arriti deri këtu, si u larguan familja e tij nga Kosova pas luftës së fundit e shumëçka do i gjeni gjatë leximit të kësaj historie rrënqethëse !  Daily Mail e ka publikuar këtë histori dhe vërtetë na habisin nga faktet që kanë ata.  Javën e kaluar u diskutua një çështje në telivizonet shqiptare, Hero apo Tradhtar! Por ai duket si një 18 vjeçar i qetë dhe që ka dy gola nga tri paraqitje zyrtare me United.  adnan januzaj  I lindur në Bruksel, Januzaj ka prindërit kosovar që u larguan nga Gadishuli Ballkanik apo më saktësisht nga Kosova pas luftës së fundit.  Historinë e tij e ka treguar babai, Abedin Januzaj, por duke treguar se nuk dëshiron të tregoj se për cilën kombëtare të luaj, Kosovën, Shqipërinë, Blegjikën, Anglinë apo ndonjë tjetër.  Babai i tij megjithatë u shpreh se do ta zgjedhje Kosovën padyshime, por ata nuk janë të pranuar në FIFA. Tani ka gjasa që djaloshi ta përfaqësoj edhe kombëtaren angleze që duket më favorite.  Djali i dajës së Adnanit, Idriz Januzaj është 11 vjeçar dhe aktualisht jeton me babain e tij në Istog.  adnan januzaj  Gjithashtu në këtë vend ka një lagje e cila ka mbiemrin Januzaj, por nuk dihet se a është vendosur shkaku i Adnanit.  Skuadra belge Anderlecht e përgëzoi mjaft Abedinin për shkak se djali i tij ishte gjithmonë me këmbë në tokë. Ai nuk kishte tatu, vetura të shtrenjta dhe poashtu nuk kishte as marrëveshje me ndonjë sponzor.  Por që ta kuptosh Abedin Januzaj ju duhet të dini historinë e familjes së tij të vështirë sa ishte në Kosovë.  Daja i z.Abedin, Januzi, ishte burgosur për 15 vite për shkak të protestave për liri nga okupatori serb.   Në intervistën për Sportsmail ai u shpreh: ''Ishte 18 vjeçar kur i'u bashkova UÇK-së. Mendoj mes janarit 1998 dhe qershorit të vitit 1999.Nuk mund të qëndroja kot dhe të dëgjoja britmat e grave dhe fëmijeve tanë. Ishte koha të luftojmë për vendin tonë. E dija se ajo çfarë po bënim ne ishte e drejt''  "Që nga viti 1980 deri tani ne kemi vuajtur shumë si familje. Ne ishim të okupuar nga sistemi serb. Unë isha luftatarë i UÇKsë së bashku me gruan time. Ne luftuam së bashku në një brigadë. Serbët vranë njërin nga shokët e mi më të ngushtë."  "Ne ende nuk dimë asgjë për fatin e shumë personave të tjerë."  adnan januzaj  Më 1 Prill të vitit 1999 forcat serbe sulmuan Istogun, vranë civil, shkatërruan shtëpi dhe xhamia.  Kryetari i Istogit, Muhamet Rexhaj thotë se shumë shtëpi ishin djegur, madje sipas tij të gjitha, pra rreth 3 mijë.  Sipas tij vetëm 5 anëtarët e një familje ishin aty dhe të tjerët më pas kishin ikur normalisht për t'i shpëtuar kokat e tyre.  Madje edhe nëna e Adnan Januzaj kishte pësuar disa probleme gjatë luftës dhe kështu duke parë gjendjen e rënduar, Abedin Januzaj së bashku me babain e tij, Ali Januzaj u detyruan të kalojnë në Turqi kur ata hapën biznesin e tyre.   adnan januzaj  Kushërinjtë e tij theksojnë se kur Adnan Januzaj viziton Kosovën ata kanë luajtur futboll dhe ai dukej shumë i zoti. Madje edhe disa zyrtar policie tregojnë se kanë luajtur me Adnani gjatë kohës kur ai ishte 14 vjeçar, por nuk e dinin se kush është.  adnan januzaj  Januzaj dërgoi mesazhe të mira për gjithë muslimanët duke i uruar edhe festën e Kurban Bajramit dhe ai ka bërë intervistë edhe me një telivizion shqiptar. Siç e cekëm edhe më lartë, babai ka treguar se Januzaj do ta zgjidhte Kosovën pa diskutime nëse ata do pranoheshin në FIFA.  Momenti që i ndryshoi karrierën atij ishin sigurisht dy golat e shënuar javë më parë me fanelën e Manchester United përballë Sunderland në stadiumin e dritës.

Tags: ,

0 Responses to “Lexoni historinë e jashtëzakonshme të A.Januzaj”

Post a Comment

Subscribe

Beni Subscribe per te marr lajmet tona me te reja direkt ne e-mail(in) tuaj !!

© 2013 Football.AL. All rights reserved.
Designed by Andrea Zani