Tuesday, November 5, 2013
Mesazh direkt Canës: Martohesh me mua?
Tuesday, November 5, 2013 by Unknown
Një Lorik Cana disi ndryshe, më i lirshëm në përgjigje dhe natyrisht edhe me më shumë batuta. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka qenë i ftuar në radion “Lazio Style Radio”, duke iu përgjigjur jo vetëm pyetjeve të gazetarëve, por edhe të tifozëve të ndryshëm.
Dhe sigurisht nuk mund të mungonte edhe tifozja femër, e cila në këtë rast ka dashur ta vërë sadopak në siklet kapitenin kuqezi. Një nga mesazhet e shumtë të mbërritur gjatë emisionit ishte edhe një propozim thumbues, kryesisht për të fejuarën e Lorikut.
Do të martohesh me mua”. Ndërkohë vetë Cana ia ka kthyer me një batutë të çastit: “Ndoshta! Mendoj se është bionde, sy të kaltër, ndaj po them ndoshta, ka thënë Cana, transmeton “Panorama Sport”.
Më pas Cana është pyetur edhe për shokun e tij të skuadrës, rumunin Stefan Radu, me të cilin bën më shumë shaka se me cilindo.
Flet shumë, çka e bën të rrezikshëm (qesh). Por, nëse në fushë tregon se sa kualitet ke, atëherë të lejohet ta bësh një gjë të tillë dhe Stafani këtë gjë e bën më së miri. Është inteligjent dhe shumë i fortë fizikisht, çka na ndihmon shumë edhe ne të repartit të mbrojtjes, ka vijuar Loriku.
Më tej, kapiteni kuqezi është pyetur edhe për Romën, skuadër që për momentin kryeson Serinë A.
Çdo futbollist që vjen të luajë te Lazio ndihet krenar për atë fanellë dhe e di fort mirë edhe rivalitetin që ekziston me Romën. Sinqerisht nuk më bëhet fare vonë për faktin se Roma sot është në krye të renditjes. Unë gjykoj se ne duhet që të koncentrohemi më shumë te loja jonë, pasi në këto javë na mungojnë të paktën 5- 6 pikë, të cilat i kemi lënë rrugës për shkak të gabimeve që kemi bërë. Ata janë të parët? Ju lumtë, por neve na intereson vetëm Lacio, ka vijuar Cana.
Qendërmbrojtësi i Lazios është pyetur edhe për Ligën e Evropës. “Një skuadër si Lazio duhet gjithnjë që t’i shkojë deri në fund çdo kompeticioni. Ne nuk duhet të bëjmë shumë llogari, por të shikojmë përpara dhe mundësisht të fitojmë çdo ndeshje”, ka thënë Cana.
Në fund ai ka dhënë edhe një mendim mbi ndeshjen me Milanin, ku mori një karton të verdhë dhe për këtë arsye nuk ishte në ndeshjen që Lazio humbi 0-2 ndaj Genoas.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)


0 Responses to “Mesazh direkt Canës: Martohesh me mua?”
Post a Comment