Tuesday, October 15, 2013

Cana, mbret i minutave dhe i kartonëve


Lorik Cana është lojtari që deri tani regjistron minutat më të shumta të luajtura në këto eliminatore botërori. Kapiteni i përfaqësueses shqiptare ka luajtur plot 720 minuta, çka do të thotë se ka humbur vetëm një ndeshje për shkak të kartonëve. Numri pesë i kuqezinjve është aktivizuar në tetë ndeshje të rëndësishme dhe ka humbur vetëm atë me Norvegjinë të barazuar 1-1 në “Qemal Stafa”, shkruan Sporti Shqiptar. 

Megjithëse mban rekordin për minutat e luajtura në fushën e lojës, është një tjetër lojtar ai që ka prezencat më të shumta. Nga nëntë ndeshje ka luajtur nëntë herë, por jo me minuta të plota. Bëhet fjalë për mesfushorin Ervin Bulku i cili nuk ka marrë asnjë karton në këto eliminatore dhe është aktivizuar në të nënta ndeshjet. Ndaj Islandës ai u aktivizua si zëvendësues, ndërsa edhe në ndeshjet e tjera nuk është aktivizuar plotësisht. 

Lorik Cana renditet ndër lojtarët e parë të kombëtares për numrin e kartonëve të marrë. Bëhet fjalë për tre kartonë të verdhë që i kanë kushtuar atij të diskualifikohej në një ndeshje. Edhe Armend Dallku ka gjithashtu numër të njëjtë kartonësh të verdhë.

Tags:

0 Responses to “Cana, mbret i minutave dhe i kartonëve”

Post a Comment

Subscribe

Beni Subscribe per te marr lajmet tona me te reja direkt ne e-mail(in) tuaj !!

© 2013 Football.AL. All rights reserved.
Designed by Andrea Zani